Chelsea ka hyrë në garë për portierin e Aston Villas, Emiliano Martínez, në ditët e fundit të afatit kalimtar.

“Blutë” po kërkojnë një portier të ri dhe po e shqyrtojnë seriozisht mundësinë e transferimit të argjentinasit.

Martínez dëshiron të largohet nga Aston Villa këtë verë, ndërsa Chelsea mund ta konkretizojë interesimin me një ofertë në ditët në vijim.

Reklamë

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se negociatat me përfaqësuesit e portierit tashmë kanë nisur.

Interesimi vjen pas paraqitjeve të diskutueshme të Robert Sánchez, ndërsa Chelsea po kërkon një zgjidhje më të sigurt për portën.