×
  • Sport
  • Sport

    City fiton ndaj Leicesterit, java e fundit përcakton kampionin e ri në Angli

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 22:56

    Manchester City ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Leicester Cityt në ndeshjes e parafundit të këtij sezoni duke treguar se nuk e ka ndërmend të gaboj në fund për t’ia “dhuruar” titullin Liverpoolit.


    Shpëtimtari i ‘citizens’ në këtë ndeshje ishte mbrojtësi Vincente Kompany që shënoi një eurogol ndaj në minutën e 70-të nga distanca, shkruan Reporteri.net.


    Kujtojmë se City pas kësaj fitoreje rikthehet në pozitën e parë me 95 pikë një më tepër se Liverpooli që renditet i dyti.

    Kështu ndeshja e javës së 38-të 38-të, pra e fundit e këtij sezoni do ta përcaktoi kampionin e ri të Anglisë.

    City luan si mysafirë i Brighton & Hove Albion, kurse Liverpooli e pret Wolverhampton Wanderers. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!