Xhudisti kosovar Dardan Cena është një hap larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Cena ka kaluar me sukses edhe luftën e dytë të repasazhit, duke triumfuar me Ippon ndaj xhudistit nga Bosnja dhe Hercegovina, Mustafa Hebib. Me këtë fitore, Cena ka siguruar përballjen për medaljen e bronztë, ku do të përballet me xhudistin turk Vedat Albayrak.
Përfaqësuesi i Kosovës synon ta mbyllë me medalje paraqitjen e tij në Lojërat Mesdhetare, ndërsa tashmë e pret një përballje vendimtare ndaj turkut Albayrak.
Të gjithë sytë janë te dueli për medaljen e bronztë, ku Cena do të kërkojë edhe një fitore për ta ngjitur flamurin e Kosovës në podium.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




