Manchester United nuk po planifikon të transferojë David Alaban, pavarësisht se mbrojtësi austriak është aktualisht lojtar i lirë.

Sipas Manchester Evening News, drejtuesit e klubit besojnë se Alaba ka pësuar rënie në nivel dhe nuk përputhet me strategjinë e re të rekrutimit të INEOS.

Megjithatë, situata mund të ndryshojë nëse Luke Shaw pëson një dëmtim të rëndë dhe United mbetet pa një mbrojtës të majtë të specializuar.

Reklamë

Për merkaton e janarit, klubi mund të shqyrtojë një huazim, por prioriteti mbetet transferimi i një mbrojtësi të majtë përfundimtar gjatë verës së ardhshme.