×
  • Sport
  • Sport

    De Biasi po kthehet, do ta drejtoj këtë Kombëtare

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 16:17

    Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi ka qenë i papunë deri më tani por nga ajo se çka flitet kohëve të fundit, ai mund të kthehet ta menagjojë një Kombëtare të madhe.


    Italiani ka lënë vend të veçantë në zemrat e tifozëve “Kuq e Zi” pas suksesit historik në Kampionatin Europian që u mbajtë në Francë në vitin 2016-të, shkruan Reporteri.net

    Tani, ai mund ta marr Kombëtaren e Indisë nën menagjim por nuk do ta ketë lehtë pasi ka konkurrencën e anglezit Sam Allardyce dhe Sven Goran Eriksson, të dy trajnerë me eksperiencë të madhe në futbollin europian.

    De Biasi mund të fitojë një pagë deri në 400 mijë dollarë nëse merr nën menagjim Kombëtaren e Indisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!