Derbi i Anamoravës, Gjilani – Drita është vendosur që të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


Ndeshja do të luhet ditën e dielë nga ora 20:00 por kjo gjë nuk i ka pëlqyer rivalëve të gjilanasve, “Plisave” të Prishtinës, shkruan Reporteri.net

Ata kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Federatës e cila ka lejuar që derbi të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Reklamë

Në reagimin e tyre thuhet:

Kryetari Agim Ademi paska marre vendim qe ndeshja Drita – Gjilani te luhet ne stadiumin e Prishtinës!

Stadiumi i Prishtinës, sipas Agim Ademit, mund te shndërrohet ne prone e cila lëshohet për këdo që dëshiron te luaje ne fushe te mire!

Nuk është faji i Prishtinës qe qytetet tjera i kane stadiumet sikur ara patatesh.

Stadiumi i Prishtinës është vetem për ndeshjet e Prishtinës dhe Kosovës dhe asnjë ekip tjetër nuk duhet te lejohet qe te vije këtu sepse pasojat po i bartim gjithmonë vetëm ne.

Reklamë

Po ashtu, i bëjmë apel kryetarit te Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti, qe komuna se bashku me klubin e futbollit Prishtina, ta marrin ne menaxhim stadiumin e Prishtinës e te mos mbetet ne mëshire te dallavereve e manipulimeve te FFK-së!/Reporteri.net