×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, mund xhudisten serbe për 2 minuta e 49 sekonda

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 12:37

    Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prixit të Turqisë, në kategorinë e peshave deri në -48 kilogramë.


    Krasniqi në çerkefinale e mposhti xhudisten serbe, Andrea Stojadinov për 2 minuta e 49 sekonda, duke e siguruar një vend në gjysmëfinale të kësaj gare.

    Për t’u kualifikuar në çerekfinale, në rundin e dytë të Grand Prixit të Turqisë, Krasniqi e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk. Krasniqi e kaloi rrethin e parë pa luftë.

    Krasniqi është garuesja e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë turne. Përveç garës për medalje, ajo do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!