Futbolli shqiptar është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të Elbasanit, Fatjon Bunjaku. 22-vjeçari humbi jetën në një aksident automobilistik që ndodhi pas mesnatës në aksin Prishtinë – Mitrovicë.

Teksa shumëkush ende nuk po e beson lajmin e hidhur, në rrjetet sociale po shpërndahet postimi i fundit i sulmuesit, një mesazh plot optimizëm dhe shpresë për të ardhmen, i publikuar vetëm pak ditë më parë pas përfundimit të sezonit me Elbasanin.

Në atë postim, Bunjaku falënderonte tifozët për mbështetjen dhe shprehte entuziazmin për aventurën evropiane që e priste me klubin shqiptar.

Reklamë

“Faleminderit për këtë super mbështetje tifozat verdheblu. Do të takohemi së shpejti edhe në arenën evropiane”, kishte shkruar ai.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @fatjonbunjaku9

Reklamë


Fatjon Bunjaku iu bashkua Elbasanit verën e kaluar, duke qenë pjesë e një sezoni të suksesshëm që i siguroi skuadrës pjesëmarrjen në garat europiane. Më herët, ai kishte luajtur për Trepçën, Phoenixin, Lirinë, Gjilanin dhe Malishevën, ndërsa kishte veshur me krenari edhe fanellën e Kosovës U19 dhe U21.