×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport / LAJMI I FUNDIT

    Donjeta Sadiku fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare, triumfon në finale ndaj Serbisë

    Reporteri
    27 Gusht 2026 | 17:31

    Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka arritur një sukses të madh në Lojërat Mesdhetare, duke fituar medaljen e artë.

    Në finalen e kategorisë së saj, Sadiku u përball me boksieren që përfaqëson Serbinë, Kristina Kuluhova, të cilën e mposhti pas tërheqjes së kundërshtares në raundin e dytë për shkak të një lëndimi.

    Me këtë triumf, Sadiku i ka sjellë Kosovës një tjetër medalje të artë në arenën ndërkombëtare dhe ka vazhduar serinë e paraqitjeve të suksesshme në boksin ndërkombëtar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!