Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka siguruar finalen e Lojërave Mesdhetare Taranto 2026, pasi triumfoi bindshëm në gjysmëfinale ndaj grekes Sofia Legaki me rezultat 5:0.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili ka uruar Sadikun për suksesin dhe sigurimin e të paktën medaljes së argjendtë.

Por sfida vendimtare për medaljen e artë do të zhvillohet nesër, ku Sadiku do të përballet me boksieren me prejardhje Kristina Kuluhova, e cila e përfaqëson Serbinë.

Reklamë

Përballja Kosovë–Serbi në ring do të jetë sfida e fundit e Sadikut në këto Lojëra Mesdhetare, me boksieren kosovare që do të synojë ta mbyllë garën me medaljen e artë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar Donjeta Sadikun, trajneren Sallauka dhe Federatën e Boksit të Kosovës, duke i dëshiruar sukses në finalen e nesërme.