×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    Donjeta Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

    Reporteri
    28 Gusht 2026 | 12:34

    Kampionia kosovare në boks Donjeta Sadiku, ka festuar medaljen e artë, duke ia dedikuar suksesin edhe punës dhe përkrahjes së trajneres së saj, Marjola Sallaukës.

    Përmes një postimi, sportistja ka thënë se pas medaljes qëndrojnë shumë sakrifica, punë dhe një besim i palëkundur, ndërsa ka veçuar rolin e trajneres së saj gjatë gjithë rrugëtimit.

    “Disa fitore shihen me sy, por kjo ndihet me zemër”, ka shkruar ajo.

    Ajo ka theksuar se medalja përfaqëson djersën, lotët dhe përkushtimin e saj, por edhe punën e përbashkët me trajneren Sallauka.

    “Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time, por pas saj qëndron edhe një luftë e madhe, një besim i palëkundur dhe një femër që ishte aty në çdo hap — trajnerja ime, Marjola Sallauka”, ka deklaruar ajo.

    Në fund, kampionia ka shprehur mirënjohje për të gjitha sakrificat dhe besimin që e kanë sjellë deri te ky sukses.

    Pas fitores në gjysmëfinale ndaj grekes Sofia Legaki, Sadiku e mbylli turneun në mënyrën më të fuqishme të mundshme, me një fitore në finale ndaj një boksieres nga Serbia dhe me medaljen e artë në qafë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!