Donjeta Sadiku sot me 24 Gusht do të ngjitet në ring për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, ku do të zhvillojë meçin e çerekfinales në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Boksierja kosovare, medaliste botërore dhe evropiane, do të përballet me turken Esmanur Lok, në një duel që zhvillohet nga ora 18:00.

Sadiku synon një tjetër paraqitje të suksesshme në arenën ndërkombëtare dhe kualifikimin në gjysmëfinale, duke kërkuar t’i sjellë Kosovës një tjetër rezultat të rëndësishëm në Lojërat Mesdhetare.

Reklamë