Real Madridi po fiton 2-0 ndaj Interit në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë të Ligës së Kampionëve.

Pas golit të Kylian Mbappes në minutën e 14-të, “Los Blancos” kanë shënuar edhe golin e dytë.

Federico Valverde realizoi për 2-0 pas një gabimi të rëndë të portierit të Interit, Joseph Martinez.

Reklamë


Interi kishte pasur iniciativën në minutat e para të takimit, por Real Madridi ishte ai që e gjeti golin i pari përmes Mbappes.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho tashmë ka një epërsi prej dy golash ndaj kampionit të Italisë.

Reklamë

Reklamë