Atletico Madrid dhe Arsenal barazuan 1-1 mes tyre, në aktin e parë të gjysmëfinales së Champions League.
Një përballje që u vendos nga dy penallti, duke lënë gjithçka të hapur për takimin e kthimit në Londër.
Viktor Gyokeres zhbllokoi shifrat në fundin e pjesës së parë, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit në minutën e 44-t, pasi e kishte fituar vetë.
Megjithatë, reagimi i spanjollëve erdhi në fraksionin e dytë të lojës. Në minutën e 56-të, ishte radha e Julian Alvarez për të barazuar rezultatin, gjithashtu përmes një penalltie.
Pavarësisht përpjekjeve të të dyja palëve në minutat e mbetura, rezultati mbeti i pandryshuar, duke e zhvendosur fatin e biletës për finalen e madhe në “Emirates Stadium”, ku Arsenali do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin fushë.