×
  • Sport
  • Sport

    E kishte sharë Kosovën, tani i bije pishman analisti nga Shqipëria

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 8:43

    Analisti i futbollit, Redi Jupi, ishte njëri ndër të ftuarit në emisionin “Procesi Sportiv”, ku u diskutua për Kosovën dhe gjasat e saj për kualifikim në “Euro 2020”.

    Në nëntor të vitit të kaluar, Jupi kishte thënë se asnjë lojtar i Kosovës përveç Milot Rashicës nuk do të mund të luante për Shqipërinë.

    Ndërsa, tani ai ka thënë se Kosova ka skuadër shumë të bukur, por duhet të tregohet më e mirë në fazën e mbrojtjes. Jupi ka thënë se lojtarët e tjerë të Kosovës nuk janë në nivelin e Rashicës dhe Arbër Zenelit.

    “Kosova ka bërë një skuadër shumë të bukur, që po e legjitimon pritshmërinë e publikut. Është ekip i ri, i sapo formuar. Fakti që kanë shitur 13 mijë bileta për thuajse dy orë sigurisht tregon entuziazëm dhe meritojnë respekt”, tha Jupi.

    “Është një skuadër e re në moshë, luan futboll ofanziv, ndonjëherë sulmon me më shumë forca se që duhet sepse prapa pëson gola të lehtë. Ka një mbrojtje të brishtë. Atë gol ndaj Bullgarisë s’duhej ta pësonin ashtu, është shumë i lehtë”.

    “Rashica dhe Zeneli janë lojtarë shumë kualitativ, të cilët Shqipëria nuk i ka. Janë të fortë në lojën 1 me 1, por iu duhet të gjejnë balancin, sepse Rashica luajti mirë në pjesën e parë ndërsa Zeneli në të dytën. Kanë më shumë cilësi se pjesa defanzive e ekipit dhe lojtarët tjerë suportues nuk janë në nivelin e këtyre dy lojtarëve”.

    Para katër muajve, Redi Jupi kishte thënë se Kosova nuk ka ekip më të mirë se Shqipëria, por po e merr maksimumin prej futbollistëve të saj.

    “Kosova nuk ka ekip më të mirë se Shqipëria. Të jeni të bindur që Kosova nuk është aspak më e fortë se Shqipëria”, kishte thënë Jupi.

    “Dallimi është se Kosova po iu merr maksimumin futbollistëve, ndërsa ne jo. Nga lojtarët e Kosovës vetëm një lojtar mund të luajë te Shqipëria, Milot Rashica , asnjë tjetër”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!