Real Madridi ka arritur marrëveshje për të transferuar Denzel Dumfries dhe do të aktivizojnë klauzolën e tij të lirimit prej 20 milionë eurosh.
Këtë e ka konfirmuar Fabrizio Romano me “Here We Go” të tij të famshme, por edhe gazetarë tjerë si Matteo Moretto dhe Florian Plettenberg.
Marrëveshja nuk ka kërkuar negociata me klubin italian, pasi Madridi thjesht po e paguan klauzolën e lirimit.
Mbrojtësi i Holandës pritet të forcojë krahun e djathtë të mbrojtjes, një nga pozicionet që klubi e kishte identifikuar si prioritet pas largimit të Dani Carvajalit.
Dumfries sjell forcë fizike, prezencë në sulm dhe eksperiencë në kompeticionet evropiane, duke i dhënë Real Madridit një opsion të rëndësishëm në të djathtë.
Sipas raportimeve, transferimi do të zyrtarizohet pas zgjedhjeve presidenciale të klubit./Express/