Juventusi është në kërkim të një trajneri të ri pasi Max Allegri u largua pas pesë vitesh qëndrimi në Torino.


Gazeta kryesore italiane La Gazzetta dello Sport thotë se Cristiano Ronaldo i ka propozuar zonjës së vjetër nënshkrimin e Jose Mourinhos si zëvendësues për Allegrin, shkruan Reporteri.net

Dy njerëz të rëndësishëm për Juventusin e mbëtshtesin këtë lëvizje. Njëri është lojtari kryesor, Cristiano Ronaldo, ndërsa tjetri është Jorge Mendes, i cili ka lidhje të afërta me drejtuesit e Juves.

Reklamë

Sipas Gazetës, Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe inatet ndërmjet tyre dhe janë përsëri gati që të punojnë bashk.

Ky opsion duket mjaft i vështirë marrë parasysh kritikat e shumta të Mourinhos kundër Juventusit që nga koha e tij në Inter.

Megjithatë përkrhaja e Cristiano Ronaldos ndaj Jose Mourinhos nuk mund ta fshehë realitetin. Simone Inzaghi, i cili vetëm sa ka fituar Kupën e Italisë, është opsioni më real dhe më favorit për ta marrur postin e Juves./Reporteri.net/