×
  • Sport
  • Sport

    E rrallë: Bayerni mposhtet nga Liverpool-i në “Allianz Arena”

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 22:55

    Skuadra e famshme angleze, Liverpool ka siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pasi ka turpëruar Bayern Mynchen-in para shikuesve të vet në “Allianz Arena”.


    Më meritori për kualifikimin e “The Reds” ishte sulmuesi senegalez, Sadio Mane i cili shënoi dy gola në këtë takim në minutat 26 dhe 84, kurse golin tjetër për anglezët e shënoi mbrojtësi Virgil Van Dijk.

    Ndërsa asnjë futbollist nga skuadra bavareze nuk arriti të realizoi, por atyre ju “ndihmoi” mbrojtësi Matip që shënoi autogol dhe për një moment ua riktheu shpresat. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!