×
  • Sport
  • Sport

    E thotë ish-trajneri i Argjentinës: S’do ta ftoja Messin në Kombëtare

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 18:51

    Sulmuesi Lionel Messi është rikthyer në ekipin kombëtar të Argjentinës. Por ish-trajneri Cesar Luis Menotti është shprehur kundër kësaj.


    Ai beson se Mess-it i duhet pushim në një kohë kur Barcelona ka shumë ndeshje në tri fronte në një periudhë vendimtare të sezonit.

    “Messi duhet të pushojë nga përgjegjësitë. Nëse dëshironi që ai të luajë në nivelin e tij më të lartë, atëherë atij i duhet përkrahje”, ka deklaruar Menotti për TyC Sports.

    “Duhet të zgjedhim lojtarë solid përreth tij. Në futboll është më rëndësi të mbrohesh, të fitosh topa, ta prodhosh lojë dhe të shënosh dhe Messi duhet të vijë në një ekip të cilit i funksionojnë këto katër shtylla. Unë nuk do ta thërrisja tani në Kombëtare”, shtoi ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!