×
  • Sport
  • Sport

    Edhe tifozët e klubit të Tiranës bashkohen për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

    Reporteri
    27 Nëntor 2019 | 14:06

    Shqiptarët në këto dy ditë të pazakonta kanë treguar solidaritet dhe humanizëm të jashtëzakonshëm kryesisht për të prekurit e tërmetit në zonën e Thumanës dhe Durrësit. Përjashtim nuk kanë bërë as bota e sportit, kryesisht e grupimeve të tifozëve, por edhe klubet.


    Mbi të tjerët për t’u veçuar ka qenë qasje që tifozët e klubit të Prishtinës dhe kombëtares shqiptare ‘Plisat’ kanë patur. Mobilizimi i këtij grupi ka qenë solemn, pasi që në orët e para kanë nisur të bledhin ndihma për të prekurit, të cilat kanë qenë të një sasie mjaft të konsiderueshme.

    Autobusi i parë në Durrës ka mbërritur që mbazditën e së martës, ndërkohë që të tjera vijnë pa pushim. Për t’u veçuar edhe fakti që autobuzat nuk janë kthyer bosh në Prishtinë, pasi me vete kanë marrë edhe 30 banorë të Durrësit për t’i strehuar.

    Shumë të mobilizuar kanë rezultuar edhe ‘Tifozat Kuq e Zi’, grupimi tjetër që mbështet Kombëtaren. Menjëherë ata kanë mbledhur ndihma dhe janë bërë pjesë e oparcioneve kërkim-shpëtim, ndërsa pasditën e së martës gjithçka të mbledhur e kanë dorëzuar në kryqin e kuq në Durrës.

    Prapa nuk kanë rezultaur as ‘tirona fanatics’, grupimi i zjarrtë i klubit të Tiranës. Përveç ndihmave të mbledhura që herët ata kanë qenë të gatshëm për të strehuar disa prej të prekurëve. Një gjest human e ka bërë edhe klubi bardheblu, që ka hapur dyert e stadiumit ku ka ngritur çadra për këdo që ka patur nevojë për strehim.

    Ndërkohë edhe ‘Ultras-Guerrils’, tifozët e Partizanit nuk kanë ndenjur duarkryq. Në mënyrë vetjake çdokush prej tyre janë vënë në shërbim të atyre që kanë patur nevojë.

    Të njëjtën gjë kanë bërë edhe Ballistët, tifozët ultras të Shkëndijës në Tetovë. Përveç ndihmave ditën e sotme gjatë ndeshjes së tyre ran ë sy një banderolë ku shkruhej: ‘Zemra më djeg kur të shoh në zi, bëhu e fortë mëma Shqipëri’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!