Shqipëria është mposhtur nga Islanda në Rejkjavik me rezultat minimal 1-0.
Një super-sllallom i Johan Gufmundsson ishte i mjaftueshëm që Islanda t’i arkëtonte tre pikët, shkruan Reporteri.net
Në anën tjetër Shqipëria ishte kërkuese, por nuk arriti që ta rrezikonte seriozisht portën e portierit Halldorsson.
Kështu, Edi Reja e nis me humbje aventurën e tij tek stoli ‘Kuqezi’.
Pas kësaj humbjeje, Shqipëria gjendet në vendin e katërt, me 3 pikë të tubuara pas 3 xhirove të përfunduara.
Grupit i prinë Franca me pikët maksimale bashkë me Turqinë që kanë zhvilluar një ndeshje më pak se Shqipëria.
Në ndeshjen e ardhshme, e cila zhvillohet të martën, Shqipëria e pret Moldavinë./Reporteri.net/