Egjipti siguroi kualifikimin mes 16 ekipeve më të mira në Botëror. “Faraonët” triumfuan pas penalltive ndaj Australisë, në një ndeshje shumë të luftuar.
Koha e rregullt nuk prodhoi fitues, pasi u mbyll në barazim 1-1. Pjesa e parë foli për Egjiptin, që e mbylli në avantazh të një goli. Në minutën e 13-të, ishte Ashour që zhbllokoi takimin.
Në fillimin e fraksionit të dytë, australianët ia dolën të gjejnë barazimin. Ishte Hany, i cili shkaktoi autogol në minutën e 55-të dhe bëri që të shpërthente festa tek Australia.
Rezultati nuk ndryshoi në kohën e rregullt dhe shtesa, duke shkuar te penalltitë. Nga “ruleta ruse”, egjiptianët u treguan më të saktë duke shënuar katër herë, ndërsa tek Australia gabuan në dy raste.
Në raundin tjetër, Egjipti do të përballet me fituesin e Argjentinë-Kepi i Gjelbër.