×
  • Sport
  • Sport

    Ekipi kosovar humbet 3-0 në shtëpi, por befason mysafirët me një veprim

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 18:41

    Sot u zhvillua ndeshja e fundit e javës së 23-të në Ligën e Dytë të grupit B, teksa u takuan Galaksia dhe Kosova e Prishtinës.

    Megjithëse ndeshjen e fituan kryeqytetasit me rezultat të pastër 3-0, ishte ekipi vendas Galaksia nga Gjilani që qerasi mysafirët me drekë pas përfundimit të ndeshjes.

    Kjo edhe njëherë e dëshmon organizimin e mirë që ka Klubi Futbollistik “Galaksia” që brenda ekipit të parë ka gjithë futbollistët e dalë nga akademia e Shkollës së Futbollit.

    Duhet theksuar se Galaksia vazhdimisht ka patur suksese edhe në grupmoshat e reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!