Fusha e klubit të futbollit të ekipit Krshko nga Sllovenia gjatë ditës së djeshme është karakterizuar me një detaj tronditës në qendër të saj.


Autorët e panjohur gërmuan një varr në qendër të fushës dhe para tij bënë shkronjat “O” dhe “B”. Dyshohet se këto janë shkronjat e para të emrit të presidentit dhe drejtorit sportiv të klubit Antoni Brdik dhe Zoran Omerz, transmeton Reporteri.net.

Gërmimi i varrit pasohet pas akuzave të vazhdueshme se klubi është sjellë në prag të rrënimit.

Reklamë

https://www.facebook.com/nkkrsko1922/posts/349057272409209

“Ne dënojmë agresionin, vandalizmin dhe sulmet ndaj pronës së klubit dhe reputacionit të tij të mirë”, u tha në reagimin e këtij klubi.

Klubi ka paralajmëruar masa ndaj këtij akti vandal./Reporteri.net