Të dielën e 7 qershorit, u dha lajmi tragjik se futbollisti, tashmë i ndjerë, Fatjon Bunjaku ka vdekur.
Bunjaku vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në orën 7 të mëngjesit të 7 qershorit, pasi kishte bërë aksident me veturë, në një fshat afër Vushtrrisë.
22-vjeçari i ndjerë ishte pjesë e Elbasanit në elitën e futbollit të Shqipërisë.
Në Kosovë, ai kishte luajtur për disa klube, nga Trepça, Liria, Phoenixi, Malisheva e Gjilani/
Në nder të tij, tashmë ish-klubi i tij, Elbasani e ka bërë një veprim të veçantë, në nder të tij.
Klubi shqiptar e ka pensionuar fanellën me numrin 27, i cili numër bartej nga Bunjaku.
“Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub”, shkruan Elbasani në rrjetet sociale.