×
  • Sport
  • Sport

    Eroll Salihu i bie pishman: “S’thashë që politikanët s’i paguajnë biletat për ndeshjet e Kosovës

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 20:02

    Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, e ka mohuar të ketë thënë se krerët e vendit nuk i paguajnë biletat për t’i parë ndeshjet e ekipit kombëtar të Kosovës nga sektorit VIP.


    Ai ka këmbëngulur se deklaratat e tij janë devijuar për, siç thotë, klikime, shkruan Reporteri.net

    “Me këtë rast dua ta sqaroj opinionin se deklarata ime lidhur me biletat nuk ka të bëjë fare me sektorin “Very VIP”, i cili është i rezervuar pikërisht për krerët e institucioneve dhe menaxhohet nga Kryeministria. Madje, unë si sekretar i përgjithshëm dhe FFK-ja si institucion jemi gjithmonë të nderuar kur në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës janë të pranishëm krerët e shtetit dhe që përherë janë në mbështetje të djelmoshave tanë”

    Salihu ka këmbëngulur se deklaratat e tij të dhëna sot për një gazetë kosovare nuk kishin të bënin me sektorin “Very VIP” – i cili është i rezervuar për politikanët kryesorë të vendit dhe menaxhohet nga Kryeministria dhe jo FFK-ja./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!