×
  • Sport
  • Sport

    Erza Muminoviq, e artë në Kupën Evropiane

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 16:58

    Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq ia ka dhuruar Kosovës edhe një tjetër medalje të artë, pasi triumfoi në Kupën Evropiane për Juniorë, e cila po mbahet në Athinë.

    Në finalen e kategorisë deri në 48 kilogramë, kosovarja triumfoi kundër xhudistet austriake, Jacqeline Springer.

    Paraprakisht, Muminoviq e mposhti rusen Giafra Borisova në gjysmëfinale, ndërsa në rundet preliminare e mposhti xhudistin nga Bullgaria, Gabriela Dimitrova, dhe atë nga Greqia, Ekaterini Theodorakopoulou.

    Më parë, kosovarja e kishte fituar vendin e parë edhe në Kampionatin Evropian për Kadetë, në Kupën Panamerikane të Panama Cityt për Kadetë dhe në Kupën Evropiane të Berlinit për Kadetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!