Feronikeli është rikthyer zyrtarisht në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga Drenasi triumfoi 0-2 në transfertë ndaj Ramiz Sadikut, duke siguruar promovimin si skuadra e dytë që ngjitet në elitën e futbollit kosovar.
Heroi i pjesës së parë ishte Kreehnik Bahtiri, i cili zhbllokoi takimin dhe i dha qetësi mysafirëve, ndërsa në fraksionin e dytë Avni Selmani vulosi gjithçka me golin e dytë të ndeshjes.
Me këtë fitore, Feronikeli kompleton rikthimin në Superligë pas një sezoni shumë të luftuar në Ligën e Parë, duke rikthyer entuziazmin te tifozët dhe qyteti i Drenasit.