×
  • Sport
  • Sport

    Feronikeli shkëputet, ec drejt titullit

    Reporteri
    04 Prill 2019 | 16:53

    Skuadra nga Drenasi, Feronikeli ka arritur të mposht Ballkanin me rezultat 1:0. Për të arritur deri te tre pikët skuadra nga Drenica u desht të djersitet shumë pasi golin e fitores e shënuan tek në minutën e 89-të, shkruan Reporteri.net.


    Dhe më meritori për këtë nuk ishte ndonjë futbollist nga Feronikeli, por futbollisti i Ballkanit, Dardan Jashari i cili shënoi autogol një minutë pa përfunduar ndeshja.

    Me këtë fitore, Feronikeli bën një hap të madh drejt titullit të Superligës.

    Për momentin, ata kanë 59 pikë në 25 ndeshje. Janë pesë pikë para Llapit dhe gjashtë para Prishtinës, por që këta të fundit kanë një ndeshje më pak.

    Pas kësaj humbje Ballkani rrezikon të bie nga liga pasi zë vendin e tetë me 29 pikë, aq sa ka edhe Flamurtari që gjendët në zonën e kuqe. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!