Ferran Torres ka shënuar emrin e tij në historinë e Barcelonës. Pas dopietës në derbin ndaj Espanyol, sulmuesi spanjoll kaloi legjendën Johan Cruyff në listën e golashënuesve të klubit.

Me dy golat e realizuar në fitoren 4-1, ai arriti kuotën e 62 realizimeve me fanellën blaugrana, dy më shumë se shifra e arritur nga legjenda holandeze.

Ndonëse Torres i janë dashur 201 ndeshje për këtë arritje, ai tashmë renditet mes 50 golashënuesve më të mirë të historisë së klubit katalanas. Gjatë këtij sezoni ka shënuar 18 gola në të gjitha kompeticionet, duke iu afruar rekordit të tij personal prej 19 golash.

Reklamë

Kontributi i tij ishte vendimtar për ekipin e Hansi Flick, që tashmë kryeson La Ligën me nëntë pikë avantazh ndaj Real Madridit. Kjo performancë shihet edhe si një përgjigje e fortë ndaj kritikave që sulmuesi ka marrë kohët e fundit.