×
  • Sport
  • Sport

    FIFA pritet t’i jep lajme të mira Kosovës të enjten

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 17:04

    FIFA publikon nesër ranglistën më të re ku Kombëtarja e Kosovës pritet të shënoj një rritje të konsiderueshme.


    Kombëtarja e Kosovës nuk njeh humbje tash e një kohë të gjatë dhe këto rezultate pozitive priten ta ngritin Kosovën lart në renditje, shkruan Reporteri.net

    Një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë për Kombëtaren e Shqipërisë e cila për shkak të rezultateve të dobëta që prej emërimit të Panuccit, pritet të shënoj rënie në ranglistë.

    Për momentin Kombëtarja e Kosovës pozicionohet në vendin e 130-të të ranglistës botërore por me renditjen e re ajo pritet të ngritet së paku për dy vende më lart.

    Në anën tjetër, Shqipëria e cila është në vendin e 61-të të ranglistës, pritet të bie për një pozitë më poshtë, në vendin e 62-të./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!