×
  • Sport
  • Sport

    Fiorentina i bën kontratë të përjetshme ish-kapitenit të ndjerë: Paratë shkojnë për familjen e tij

    Reporteri
    05 Prill 2019 | 18:13

    Ish-kapiteni i Fiorentinës, David Astori u nda nga jeta një vit më parë për shkak të një arresti kardiak.


    Që atëherë klubi italian ka marrë disa vendime të rëndësishme në lidhje me ish-lojtarin e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Një nga këto vendime ishte edhe tërheqja e fanellës me numrin 13, vendim ky që ishte marrë në nder të ish-kapitenit.

    Gjatë ditës së sotme ky klub ka njoftuar se do të marrë një vendim edhe më madhor. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që të rinovojnë kontratën e Astori për tërë jetën, në mënyrë që rroga të shkojë në drejtim të familjes dhe fëmijëve të tij, për t’u siguruar atyre një jetë më të mirë.

    Ndryshe vdekja e papritur e Astori kishte tronditur adhuruesit e futbollit dhe mbarë opinionin publik. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!