×
  • Sport
  • Sport

    Forestit i hiqen katër pikë nga Premier Liga

    Reporteri
    18 Mars 2024 | 20:41

    Premier Liga ia ka hequr katër pikë Nottingham Forestit për shkeljen e rregullave të Profitit dhe Qëndrueshmërisë financiare.

    Në fillim të sezonit, precedenti ishte vendosur kur Evertonit iu hoqën 10 pikë dhe pas apelimit ia kthyen katër pikë, sepse nuk iu bind rregullave financiare.

    Foresti ka të drejtë që të apelojë dhe mund ta marrë këtë vendim sepse ka deklaruar se shkelja e rregullave është bërë pjesërisht pasi ka pritur tre muaj që të maksimizojë paratë që pranoi për shitjen e Brennan Johnsonit te Tottenham Hotspuri.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!