×
  • Sport
  • Sport

    Formacionet e mundshme të Inter-Atalanta

    Reporteri
    07 Prill 2019 | 10:09

    Etrit Berisha në stol dhe Berat Gjimshiti titullar. Kështu mund ta nisë ndeshjen e sotme kundër Inter trajneri i Atalantas Giampiero Gasperini.


    Sfida e “San Siro”-s vlen Champions Leaguen për të dyja ekipet, ndaj dhe ndeshja pritet të jetë shumë e luftuar nga të dyja skuadrat.

    Për vendasit nuk janë të gatshëm De Vrij dhe Martinez, ndërsa për miqtë sulmuesi kryesor Duvan Zapata. Por tjetër lajm është fakti se Mauro Icardi mund të jetë sërish titullar, ashtu si në fitoren 0-4 kundër Genoas.

    Kujtojmë se ndeshja e fazës së parë përfundoi me fitoren 4-1 të Atalantas, ku një ndër golat u shënua nga mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti.

    Formacionet e mundshme:

    INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Skriniar, Asamoah; Gagliardini, Brozovic; Politano, Nainggolan, Perisic; Icardi. A disposizione: Padelli, Berni, Cédric, Dalbert, Ranocchia, Borja Valero, Joao Mario, Vecino, Candreva, Keita. Allenatore:Luciano Spalletti.

    ATALANTA (3-4-2-1): Gollini; Mancini, Djimsiti, Masiello; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Gomez, Pasalic; Ilicic. A disposizione: Berisha, Rossi, Castagne, Ibanez, Palomino, Reca, Kulusevski, Pessina, Piccoli, Barrow. Allenatore: Gian Piero Gasperini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!