×
  • Sport
  • Sport

    Formacioni zyrtar i Kosovës ndaj Bullgarisë (FOTO)

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 19:31

    Kosova luan ndeshje historike sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. 


    ‘Dardanët’ përballë do të kenë Bullgarinë, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020, e para në historinë e Kosovës.

    Entuziazmi është i jashtëzakonshëm, ndërsa fitorja mbetet prioritet i djelmoshave tanë.

    Bernard Challandes do të zbarkojë me formacionin më të mirë dhe me dy ndryshime nga ndeshja e kaluar ndaj Danimarkës.

    Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu do të zëvëndësojnë Leart Paqaradën respektivisht Besar Halimin.

    Ky është formacioni i plotë i Kosovës për ndeshjen e sontme.

    (4-2-3-1): Muriç; Kollolli, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Shala, Kryeziu, Rashica, Zeneli, Celina, Muriqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!