×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti largohet nga stadiumi me përcjellje të policisë për një arsye të çuditshme

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 15:13

    Ndeshja Levski Sofia – Ludogorets ishte përcaktuese në luftën për titull kampion në Bullgari. Për këtë tensioni ishte i pranishëm gjatë gjithë kohës.


    Ludogorets kryesonte renditjen me 63 pikë, i ndjekur nga CSKA Sofia me një pikë më pak dhe Levski Sofia me 58 pikë.

    Në fund ishte Ludogortes që fitoi me rezultatin 0-2, teksa shënuan në pjesën e parë dhe në minutën e 80’-të fituan një penallti, teksa një lojtar vendas u largua me karton të kuq.

    Ekzekutimin e penalltisë e mori përsipër mbrojtësi Cosmin Moti, i cili arriti ta dërgojë topin në rrjetë dhe shkoi të festojë para tifozerisë vendase duke i acaruar së tepërmi. Madje disa prej tyre kaluan gardhin rrethues duke tentuar të zbresin në fushë, por u ndalën nga policia.

    Mbrojtësi Moti u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë sepse arbitri e cilësoi si provokim të tifozëve veprimin e tij dhe la skuadrën me 10 lojtarë.

    Teksa përpiqej të largohej nga fusha pas kartonit të kuq, u desh ndërhyrja e policisë për ta shoqëruar jashtë stadiumi pasi të gjithë tifozët u vërsulen drejt tij, madje njëri prej tyre i shpëtoi policisë duke kaluar mbi tunelin që të fut nga fusha në stadium, por përfundoi duke rënë brenda sepse tavani i tunelit u shemb.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!