Italia e Gennaro Gattusos do të jetë totalisht e ndryshme nga ajo e së shkuarës.
Tekniku 47-vjeçar është prezantuar te Azzurrët, duke marrë përsipër kualifikimin në Kupën e Botës të vitit 2026.
“Është një ëndërr e bërë realitet dhe shpresoj të jem në gjendje ta përballoj. Qëllimi është ta kthejmë Italinë në Kupën e Botës sepse është thelbësore për futbollin dhe kombin tonë. Nuk jap vetëm zemrën dhe vendosmërinë si lojtar, si trajner kam ide të qarta për llojin e futbollit që dua të luaj. Nuk do të vendos në fushë dikë aq të padisiplinuar taktikisht sa unë,” tha trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso.
Futbollistët e grumbulluar do të qëndrojnë me skuadrën pavarësisht se mund të kenë pësuar dëmtime gjatë seancave stërvitore.
“Kushdo që vjen në kombëtare duhet të qëndrojë, edhe nëse ka një problem të vogël. Ne kemi gjithçka në vend për t’i trajtuar. Të jemi të besueshëm dhe të shmangim justifikimet. Nëse një lojtar thirret, ai qëndron në grumbullim njësoj si kur luaja unë. Nëse nuk mund t’i shërojmë, atëherë ata kthehen në klubin e tyre. Ajo që ka më shumë rëndësi është të kalojnë kohë së bashku. Lojtarët zakonisht pësojnë lëndime të lehta kur luajnë 50 ose 60 ndeshje në vit, por nuk mund të fillojmë të krijojmë precedentë të rrezikshëm,” tha Gattuso.
Gattuso do të debutojë në stolin e 4 herë kampionëve të Botës në shtator ndaj Estonisë, në kuadër të fazës së grupeve kualifikuese të Botërorit 2026.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.