Rafael Escrig, gazetar spanjoll sportiv dhe shumë i popullarizuar në YouTube ka prezantuar videon e qëndrimit të tij 24 orësh në Kosovë, për ndeshjen mes Kosovës dhe Turqisë.
Në këtë video 20 minutëshe, Escrig sjell atmosferën e jashtëzakonshme nga rrugët e Prishtinë para ndeshjes finale për kualifikimin në Botërorin e Amerikës.
Në të, ai tregon se si Kosova nuk njihet nga disa shtete si Spanja, por që Kombëtarja e saj ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm për vetëm 10 vjet, duke qenë vetëm një hap larg kualifikimit për në Kupën e Botës.
Për më shumë shikojeni videon: