×
  • Sport
  • Sport

    Gazetarja e sportit duartroket deputeten që nuk mori biletë VIP por ishte ulur me tifozët e Kosovës

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 10:02

    Ndeshjet e kombëtares së Kosovës në futboll po zgjojnë interesim të madh tek gjithë sportdashësit; politikanë, artistë, etj…


    Tribuna VIP në stadiumin “Fadil Vokrri” si zakonisht po dedikohet vetëm për figurat politike të vendit.

    Mirëpo, ka edhe prej atyre që zgjedhin tribunat e ‘thjeshta’ për ta shikuar nga afër ekipin e zemrës.

    Gazetarja e njohur e sportit në Radio Televizionin e Kosovës, Qeqa Krelani ka publikuar një fotografi ku shihet deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila shikon ndeshjen së bashku me tifozët kosovarë.

    “Nuk e njoh personalisht veç e duartrokas që ka ble biletë tek ulëset e tifozëve, pavarisht që ka mujt me marrë biletë VIP si deputete”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!