Barcelona ka fituar derbin e Katalonisë duke mposhtur Espanyolin me rezultat 2-0.
Lionel Messi u rikthye nga lëndimi dhe shënoi dy supergola për ti dhënë fitoren klubit të Barcelonës, shkruan Reporteri.net
Gjeniu argjentinas shënoi golin e parë në minutën e 71-të nga gjuajtja e lirë:
Ndërsa në minutën e 89-të ishte Malcom ai që e asistoi për të vulosur dilemën e fituesit.
Me këtë fitore Barcelona largohet ende nga ndjekësit e saj më të afërt duke thelluar diferencën në 13 pikë ndaj Atleticos së Madridit dhe 15 pikë ndaj Realit./Reporteri.net