Gjesti i turpshëm i Fabinhos kundrejt Hazardit, pritet të ndëshkohet

Liverpool fitoi përballjen e djeshme ndaj skuadrës së Chelseas, por nuk fitoi edhe në aspektin sportiv të lojës.


Mesfushori brazilian i Liverpoolit, Fabinho ka shfryrë hundët mbi yllin e Chelseas Eden Hazard sa ishte i shtrirë në fushën e lojës gjatë një lëndimi që e pësoi paraprakisht, shkruan Reporteri.net

Fabinho madje, këtë gjest e ka bërë para syve të gjyqtarit të ndeshjes, Michael Oliver i cili nuk i ka japur as karton të verdhë.

Në anën tjetër i shpejtë ka qenë reagimi i tifozëve në rrjetet sociale duke kërkuar që braziliani të ndëshkohej me karton të kuq madje të pezullohej edhe me shumë ndeshje moslojë.

Megjithatë, mbetet të shihet ditëve në vazhdim se a do të hapet procedurë diciplinore ndaj mesfushorit të Liverpoolit./Reporteri.net/