×
  • Sport
  • Sport

    Gjigantët anglez e dëshirojnë me çdo kusht transfermin e Strakoshës

    Reporteri
    03 Prill 2019 | 15:59

    Tottenham Hotspur është shumë i interesuar për shërbimet e Thomas Strakoshës.


    Thomas Strakosha është duke kaluar një tjetër edicion të madh te Lazio dhe paraqitjet e tij të mira janë vëzhguar edhe nga skautët e Tottenhamit.

    Skautët e klubit londinez ishin të pranishëm në ndeshjen Inter-Lazio [0-1] për ta vëzhguar Strakoshën, i cili pati një paraqitje fantastike.

    Mauricio Pochettino nuk është i kënaqur me formën aktuale të Hugo Lloris dhe është duke shikuar mundësitë që ta sjellë në Londër portierin e Kombëtares shqiptare.

    Ndryshe, për Strakoshën është raportuar më parë se ka qenë i interesuar edhe Liverpooli, por ‘Të Kuqtë’ më pas vendosën për transfermin e Alisson Becker.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!