Gjilani i ka zbuluar të premten çmimet e biletave për derbin e Anamoravës ndaj Dritës, i cili do të zhvillohet të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë
Zakonisht, në ndeshjet kampionale të Kosovës çmimet e biletave sillen prej 1, 2 dhe 3 eurove.
Mirëpo, në ndeshjen Gjilani – Drita, e cila zhvillohet të dielën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”, biletat do të jenë më të shtrenjta.
Më të lirat janë nga 3 euro, ndërsa ato më të shtrenjtat 15 euro.
Tribunat prapa portave jug dhe veri kanë çmim të biletave prej 3 eurosh.
Kurse, për tribunën lindore një biletë do të kushtojë 5 euro.
Ndërsa në perëndim, biletat do të kushtojnë 6 euro.
E biletat e zonës VIP kanë çmim prej 15 eurosh.
Gjilani është organizator i kësaj ndeshjeje si vendës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë pasi stadiumi i Gjilanit është në renovim dhe në mungesë të sigurisë për një derbi të madh si ky në mes të dy rivalëve të përbetuar nga i njëjti qytet, shkruan express.
Deri më tani veç FC Prishtina në disa raste ka qenë më e dalluar për çmim më të lartë të biletave.
Stadiumi “Fadil Vokrri” ka kapacitet prej afro 13 mijë ulësesh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.