Futbollisti me origjinë kosovare, Granit Xhaka, sapo ka përfunduar një sezon relativisht të suksesshëm me ekipin e tij, Arsenalin.


Xhaka, i cili do të luajë në finalen e Europa Ligës kundër Chelseat, i ka uruar ditën e lindjes babait të tij, Ragip Xhakës.

Por, ajo që është thellësisht e parëndomtë në rastin e tij është stili i urimit i mbushur me një dashuri që zakonisht shkruhet në letrat mes dy dashnorëve.

Reklamë

Ai i shkruan babait se “është mashkull për të cilin do ta jepte jetën”, dhe se e do aq shumë e aq marrëzisht “sa pa të s’do të dinte se çka të bënte, s’do të dinte të ecte, e s’do të dinte të jetonte.”

Xhaka i ri më tej shton se babai i tij është njeriu më perfekt që ekziston, dhe se nuk ekziston një “kopje tjetër e jotja”.

“Ndihem mirë kur të shoh, ndihem mirë kur më flet, ndihem mirë kur më shikon, ndihem mirë kur më përqafon,” shkruan Xhaka i ri për Xhakën të vjetër.

Më poshtë e keni të plotë tekstin romantik të Xhakës kushtuar babait:

Reklamë