Erling Haaland ka vendosur që të prezantohet me një model të ri flokësh për sezonin e ri sportiv.
Gjigandi norvegjez ka vendosur që t’i japë fund stilit me flokët e gjatë, që në fakt e kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës në vitet e fundit.
Epik ishte reagimi i ish-trajnerit të tij, Pep Guardiola, kur Haaland e telefonoi.
“Ti je me fat që kishe flokë, unë do të bëja gjithçka për t’i pasur. Por nëse nuk të pëlqen ky model, do të rriten sërish”, i tha trajneri.
Edhe Zlatan Ibrahimović nuk iu ka besuar syve kur e pa Haalandin me flokë të prerë, duke e pyetur nëse ishte humbja e ndonjë basti, por kur kuptoi ç’kishte ndodhur, e quajti norvegjezin të çmendur.
Megjithatë, modeli i ri i flokëve nuk i solli fat sulmuesit norvegjez, i cili nuk shënoi dot në ndeshjen e parë të Premier League. Megjithatë, Manchester City fitoi 2-1 me përmbysje kundër Bournemouth.