×
  • Sport
  • Sport

    Hazard ka vendosur për të ardhmen: “Chelsea e di…”

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 8:37

    Hazard ka thënë se është vendosur gjithçka sa i përket të ardhmes, por s’ka treguar nëse do të qëndrojë në Chelsea apo do të shkojë në Real Madrid.


    Eden Hazard duket gjithnjë e më afër Real Madridit.

    28-vjeçari, që e mbylli sezonin me Chelsean në Premierligë me 16 gola dhe 15 asiste, ka bërë të ditur se tashmë ka vendosur për të ardhmen dhe se klubi i tij e di këtë.

    “Vendimi im është marrë. Unë gjithashtu do të kisha preferuar që të jetë ndryshe, por për fat të keq kjo nuk ndodhi. Unë jam ende duke pritur. Kam marrë vendimin tim, por nuk mund të kontrolloj gjithçka. Dy javë më parë i thashë klubit përsëri se çfarë dua. Edhe nëse do të qëndroj në një dhom i heshtur, nuk më bën të mendoj. Vendimi im është i sigurt”, deklaroi Hazard.

    Siç duket, deri më tani, Chelsea s’ka dashur të dëgjojë për largimin e tij nga “Stamford Bridge”, por Hazard ishte i qartë kur tha “unë gjithashtu do të kisha preferuar që të jetë ndryshe, por për fat të keq kjo nuk ndodhi”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!