Gjatë natës së mbrëshme, kombëtarja e Kosovës në hendboll ishte mysafire e Bosnjës së Hercegovinës.
Kjo ndeshje i takoi fazës së dytë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Bosnja e mposhti Kosovën me shifrat prej 34-21.
Ndeshja kthyese luhet të dielën, me fillim nga ora 17:00 në Prishtinë.
Mirëpo, ajo çka ndodhi mbrëmë para nisjes së ndeshjes, mori vëmedjen e të gjithëve.
Tifozët boshnjakë, të pranishëm në palestër duartrokitën himnin e kombëtares së Kosovës, e cila ishte mysafire në këtë përballje./GazetaExpress/