×
  • Sport
  • Sport

    Herolind Shala i lumtur me dy golat e bukur në Norvegji

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 20:17

    Jo  veç Milot Rashica, por edhe lojtari tjetër i përfaqësueses së Kosovës Herolind Shala po shkëlqen me ekipin e tij Valerenga në Norvegji, shkruan Reporteri.net.


    Ai dje realizoi dy gola në fitoren 4-1 të skuadrës së tij kundër Tromsoe.

    Shala fillimisht shënoi për 1-0 në minutën e ’30.

    Kurse golin e dytë e shënoi në minutën e ’75.

    Pas ndeshjes Shala është shprehur tejet i lumtur me paraqitjen e tij në këtë ndeshje.

    “I lumtur për tri pikët dhe dy golat e parë me klubin. Vazhdojmë”, ka shkruar Shala në Instagram. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!