×
  • Sport
  • Sport

    Himni i Kombëtares afrikane lëshohet me ‘Aux’

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 21:43

    Afrika e Jugut është kualifikuar në Kupën e Kombeve Afrikane, pas fitores 2-1 kundër Libisë, por së fundmi jug-afrikanët kanë fituar vëmendje për njër arsye tjetër.


    Siç ndodh zakonisht gjatë ndeshjeve, edhe në këtë u intonua himni para vërshëllimës së parë.

    Mirëpo, duke treguar mungesë të jashtëzakonshme profesionalizmi, zyrtari i medieve i Kombëtares së Afrikës së Jugut lëshoi himnin përmes opsionit “Aux”, duke përdorur telefonin e mençur.

    “Aux” është një metodë që përdoret nga njerëzit për ta lidhur telefonin e mençur me sistemin e zërimit në vetura, shtëpi etj, trasnmeton Insporti.

    Mirëpo, të përdoret në një ndeshje profesionale futbolli është vërtetë e çuditshme.Por këtu nuk përfundon storia, derisa po intonohej himni përmes “Auxit”, dikush telefonoi personin përgjegjës dhe zilja u dëgjua nga i gjithë stadiumi.

    Shikoni momentin e jashtëzakonshëm në videon e mëposhtme. /Reporteri.net/.

    https://twitter.com/NoChill4D/status/1109863379676614662?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1109863379676614662&ref_url=https%3A%2F%2Finsporti.com%2Fe-cuditshme-himni-i-kombetares-afrikane-leshohet-me-aux%2F

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!