Hoffenheim ka rinovuar kontratën me Albian Hajdarin.

Klubi gjerman nuk ka zbuluar afatin e kontratës, por mediat raportojnë se marrëveshja e re është deri në verën e vitit 2031.

Mbrojtësi 22-vjeçar u transferua në gusht të vitit 2025 nga Lugano dhe është kthyer shpejt në një element të rëndësishëm të skuadrës.

Reklamë

Ai ka zhvilluar 26 ndeshje në Bundesligë, ku ka shënuar 1 gol, si dhe një paraqitje në Kupën e Gjermanisë.

Në nivel ndërkombëtar, ai ka regjistruar 5 paraqitje me Kosovën që nga tetori i vitit 2025.

Para transferimit në Gjermani, ai ka luajtur 110 ndeshje në tre sezone me Luganon në kompeticione të ndryshme.

Zgjatja e kontratës konfirmon besimin e klubit ndaj zhvillimit të tij.